Fisnik Asllani mbetet sensacioni i këtij sezoni në Bundesligë. Paraqitjet e sulmuesit dardan me Hoffenheim kanë rënë në sytë e shumë skuadrave të mëdha, që janë interesuar për shërbimet e tij.

Në skenë së fundmi ka dalë Barcelona, me katalanasit që shikojnë te Asllani një lojtar me profil të përshtatshëm për lojën e skuadrës. Mediat shkruajnë se pavarësisht dëshirës së shumë ekipeve, Barcelona mund të ketë një avantazh në garën për 23-vjeçarin. Arsyeja është se vetë lojtari ka pranuar hapur se të luajë për Barcelonën do ishte një ëndërr për të.

Kontrata e Asllanit me Hoffenheim është e vlefshme deri në vitin 2029, gjë që i jep klubit gjerman një pozicion të fortë në negociata. Në të njëjtën kohë, ai ka një klauzolë lirimi prej rreth 30 milionë eurosh, një shifër që shumë klube të mëdha mund ta paguajnë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb