Lajm i keq për Romën tre ditë para ndeshjes kundër Genoas. Kryeqytetasit po përgatiten të përballen me ekipin e ish-kapitenit De Rossi në Stadio Luigi Ferraris, por e gjithë vëmendja duket te gjendja e Paulo Dybala.
Argjentinasi u detyrua të ndalej vetëm pak minuta pasi filloi stërvitjen me grupin, pasi kishte dhimbje në gju. Kujtojmë se bëhet fjalë për të njëjtin shqetësim që Dybalën e mbajti jashtë fushe, në javët e fundit. Dybala ka luajtur 17 ndeshje në këtë sezon në kampionat, ku ka shënuar 2 gola dhe ka dhuruar 2 asiste.
