Një bazë ushtarake në aeroportin e Bagdadit u shënjestrua nga një sulm me dronë, thotë Irani.
Sipas mediave iraniane, Garda Revolucionare ka nisur një sulm me dronë dhe raketa “kundër objektivave në Izrael dhe bazave amerikane në rajon”.
Ndërkohë trupat amerikane dhe gjermane si dhe stafi i ambasadës në Bagdad, po tërhiqen nga Lindja e Mesme.
Më herët, Presidenti Donald Trump tha se Shtetet e Bashkuara po evakuojnë mijëra njerëz nga vende të ndryshme të Lindjes së Mesme për shkak të konfliktit ushtarak midis Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Iranit.
“Po ndodh në heshtje, por pa probleme”, shkroi Trump në një postim në rrjetet sociale, pa dhënë detaje.
