Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla, morën pjesë në një ceremoni në Memorialin e 11 shtatorit në New York duke vendosur një buqetë me lule të bardha.

Kjo vizitë erdhi në kujtim të gati 3,000 njerëzve të vrarë në sulmet 25 vjet më parë. Lulet e bardha të Charles u shoqëruan nga një shënim i shkruar prej tij, në të cilin ai deklaronte “solidaritetin e tij të palëkundur me popullin amerikan “, raportojnë mediat e huaja.

Çifti mbretëror foli gjithashtu me punonjësit e shpëtimit, të afërmit e viktimave dhe anëtarët e organizatave joqeveritare dhe u shoqëruan gjatë vizitës së tyre nga ish-kryetari i bashkisë së qytetit, Michael Bloomberg, i cili është kryetar i organizatës.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb