Departamenti i Policisë në New York (NYPD) u bëri thirrje qytetarëve të shmangin segmentin e East End Avenue, në Manhattan për shkak të dyshimeve për bombë jashtë rezidencës “Gracie Mansion” të kryetarit të bashkisë Zohran Mamdani.
Fox Neës raporton se autoritetet vazhdojnë operacionin për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Sipas dy burimeve, po hetohen dy pajisje që u hodhën gjatë protestave përpara rezidencës së kryetarit të bashkisë së Nju Jorkut.
Ndërkohë zëdhënësja e policisë së Nju Jorkut, Jessica Tis, deklaroi se ekipi i specialistëve të shpërthimeve konstatoi se një nga pajisjet ishte një pajisje shpërthyese e improvizuar, e cila mund të kishte shkaktuar lëndime të rënda ose edhe vdekje.
