Vadat Muriqi është kthyer në kryefjalë në Spanjë. Sulmuesi “dardan” nuk di të ndalet në La Liga ku këtë fundjave realizoi një tjetër “dopietë”. Falë dygolëshit të shënuar ndaj Osasuna-s, Muriqi ngjitet në kuotën e 18 golave deri në këtë pikë të sezonit, 5 më pak se golashënuesi më i mirë, Kylian Mbappe.
Paraqitja fantastike e Muriqit këtë fundjavë i dhuroi “bomberit” të Kosovës edhe një vend në formacionin më të mirë të javës.

Forma e Muriqit këtë periudhë është një lajm i shkëlqyer edhe për Franko Fodën, me trajnerit e Kosovës që mund të mbështetet të Muriqi për ndeshjet e fazës “play-off” në kualifikueset e Botërorit.
