Avokati Arbër Hoxha, duke folur për pretendimet e kryeministrit se burgjet janë plot, u shpreh se masa e sigurimit arrest me burg u përdor si instrument për ta vendosur shtetin në sektorë të caktuar.
Ai solli një histori të 2013-ës ku sipas tij, gjyqtarja e Kukësit, me mbiemër Veliaj mori një telefonatë nga Rama ku I është kërkuar të mos lirojë nga burgu një prej të burgosurve 73 vjeç, që dyshohet se kishte vjedhur energjinë.
“E mori në telefon kryeministri dhe e pyeti gjyqtaren me mbiemër Veliaj, pse e ke liruar personin. Kjo iu përgjigj se ishte 73-vjec. Aty të rrinte, ia ktheu Rama”, tregoi avokat Arbër Hoxha.
Arbër Hoxha: Masa e sigurimit arrest me burg janë dhënë pa asnjë lloj kriteri nga gjykata. Ata janë përdorur si instrument për ta vendosur shtetin në sektorë të caktuar.
Vjedhja e energjisë u vendos masa e sigurimit “arrest me burg”.
Një telefonatë e kryeministrit Rama drejtuar gjyqtares së Kukësit, pse kishte nxjerrë në 73-vjeçar nga burgu që dyshohej për vjedhje të energjisë.
E mori në telefon kryeministri dhe e pyeti gjyqtaren me mbiemër Veliaj, pse e ke liruar personin. Kjo iu përgjigj se ishte 73-vjec. Aty të qëndronte, ia ktheu Rama.
