Gazetari Ervin Koçi, i ftuar në emisionin Studio24News24, ka komentuar zhvillimet e brendshme në Partinë Socialiste, duke u ndalur te deklaratat dhe qëndrimet e ish-ministres së Jashtme Elisa Spiropali.

Koçi u shpreh se Partia Socialiste nuk ka zhvilluar zgjedhje për kryetar që nga viti 2009, duke theksuar se vendimmarrja brenda partisë mbetet e përqendruar tek drejtuesi i saj.

Sipas tij, edhe emërimi i ministrave bëhet kryesisht mbi bazën e vullnetit të kryetarit të partisë, çka kufizon hapësirat për garë të brendshme dhe rotacion politik.

Duke komentuar qëndrimet e Spiropalit, Koçi tha se ajo po përpiqet të ndërtojë një profil dhe kapital politik brenda partisë.

“Spiropali në këtë pikë kërkon të ndërtojë një kapital politik që në të ardhmen të jetë prezente. Mendoj se po kërkon të ndërtojë kreditë politike,” u shpreh gazetari.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb