Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen ka reaguar lidhur me konfliktin në Lindjen e Mesme.
Ursula von der Leyen ka thënë se populli iranian meriton të jetojë me dinjitet dhe i lirë, të marrë vendimet për të ardhmen e vendit.
“Ka shpresë se ky moment mund të hapë rrugën për një Iran të lirë. Kjo është ajo që meriton populli iranian: liri, dinjitet dhe të drejtën për të vendosur të ardhmen e vet. Por më lejoni të theksoj një pikë të rëndësishme. Të parit të botës ashtu siç është në asnjë mënyrë nuk e zvogëlon vendosmërinë tonë për të luftuar për botën që duam”, tha Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në një fjalim para Parlamentit Evropian.
