Dëmtimi i barrierave anësore në Urën e Lusës në rrugën kombëtare Skuraj-Burrel- Klos po vë në rrezik jetën e udhëtarëve. Siç shihet edhe përmes këtyre pamjeve të siguruara nga News24, barrierat prej betoni janë amortizuar thuajse plotësisht për shkak të kohës së hershme të ndërtimit, si dhe janë dëmtuar nga aksidentet e shumta rrugore.
rruga
Qytetarët thonë se nuk kanë aspak siguri teksa përshkojnë urën mbi përroin e Lusës, ndaj është e domosdoshme vendosja e barrierave metalike, në mënyrë që të ndahet me to hapësira për kalimin e këmbësorëve dhe mjeteve.
Ndonëse në vitin 2019 u investuan plot 3.7 milionë euro për rehabilitimin e rrugës kombëtare Burrel – Klos, në Urën e Lusës nuk u krye asnjë ndërhyrje përmirësuese. Asokohe investimi u krye nga kompania Geci, ndërsa përgjegjësia për mirëmbajtjen i kaloi kompanisë Alko Imex, me administrator Arbër Abazin.
