Igor Tudor humbi jo vetëm ndeshjen e tij të katërt në katër ndeshje si trajner i Tottenhamit, por edhe besimin në dhomat e zhveshjes. Sipas asaj që shkruajnë mediat, Spurs po mendon që të shkarkojë teknikun.
Për momentin, pavarësisht humbjes 5-2 ndaj Atleticos në Champions, Tudor është i konfirmuar në stolin e Tottenham për ndeshjen ndaj Liverpool, më pas do të merret një vendim përfundimtar.
Pas 19 javësh kampionat, ekipi londinez renditet në vendin e 16-të në Premier League me 29 pikë, një pikë larg zonës së rënies nga kategoria.
