Kreu i qeverisë shqiptare u ndal sërish te qëndrimet e ambasadave të huaja për çështjen Balluku. Ai tha se nuk kishte asnjë kusht që të jepej autorizimin për arrestimin e Ballukut.
“Unë fola në hyrje për deklaratat që ju përmendet. Ato i lexoj në mënyrën e duhur, pasi jam ndryshe nga ju. Unë jam në gjendje ti përputh deklaratat me diskutime të drejtpërdrejta. Kemi pasur debat lidhur me çështjen dhe debati ka qenë konstruktiv. Deklaratat nuk flasin atë që thuhet në komentet që iu bëhen atyre, pasi po të ishte për të shkuar në atë drejtim, nuk do të kishin merak të shkonin në atë drejtim. Për rastin konkret, nuk ka asnjë kusht për të ngritur dorën dhe arrestuar një person që nuk akuzohet për korrupsion. Mund të akuzohej dhe dikush pa prova për korrupsion, pasi nuk është Parlamenti noteri i prokurorisë. Unë nuk kam hyrë në meritën e çështjes. Por nuk ka akuzë për korrupsion dhe asnjë nga kushtet që të merret ajo masë. Nuk kemi shqetësime për këtë.”, tha ai.
