Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot para demokratëve në Elbasan se kryeministri Edi Rama iu mbylli dyert shqiptarëve për në BE.

Ai tha se java që sapo lamë pas i vuri vulën de-facto thyerjes së ëndrrës europiane.

“Shpreh mirënjohje ndaj jush për mbështetjen që keni dhënë dhe i jepni PD dhe opozitës. Ne e kremtojmë këtë ditë në kushte më të pazakonta se gjithë të tjerat. Java para kësaj dite shënoi de-facto thyerje të ëndrrës tonë evropiane, të integrimit tonë drejt BE. Këta që sot janë në pushtet, ky për interesa të veta mbyll dyert dhe k nisur betejën me armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm. Por kjo është dita e ripërtëritjes. Ecim të sigurt. Ditën tjetër të verës do ta bëjmë shumë më mirë, do t’i kemi dyert e ëndrrës sonë europiane. Ju uroj suksese dhe festë paçi gjithmonë.”, tha Berisha.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: