Sulmuesi i Kombëtares, Rei Manaj vijon të vuajë një dëmtim muskulor në pjesën e sipërme të kofshës së majtë. Pavarësisht kësaj ai vendosi të sakrifikonte dhe ta niste titullar ndeshjen e Sivasporit që po luan në shtëpi përballë Umraniyespor.

Por, Manaj nuk mund të vazhdonte të luante më shumë se 7 minuta pasi po ndjente dhimbje, duke bërë me shenjë që të zëvendësohej.  Nuk dihet ende shkalla e dëmtimit të 29-vjeçarit, por një lajm i tillë nuk jep shpresa rikuperimi në kohë për ndeshjen që Shqipëria ka më 26 mars me Poloninë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: