Avokati Genc Gjokutaj ka deklaruar se kryeministri Edi Rama sipas tij do të jetë subjekt i drejtësisë shumë shpejt.

Gjatë analizës së tij në emisionin “Studio24” në News24, Gjokutaj theksoi se SPAK është goditur me padrejtë me rastin e Ballukut dhe sipas tij, çështja do të riformatohet dhe se do të shkohet te bashkëpunëtorët.

“Metamorfozat, projektet, halucinacionet të gjitha këto të Ramës tashmë kanë përfunduar. Rama do të jetë subjekt i drejtësisë shumë shpejt. Unë besoj që SPAK është goditur me pa të drejtë politikisht me rastin e zonjës Balluku. Unë them që SPAK do ta radikalizojë ligjërisht çështjen do riformatojë akuzën do shtojë episodet dhe do shikoni ju se do të ecet dhe me bashkëpunëtorët më pas, sepse e ka zëvendësen e tij atë”, tha ndër të tjera Gjokutaj.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb