Kryeministri Edi Rama teksa deklaroi se çmimi i karburantit në vendin tonë është rritur në mënyrë të moderuar, duke marrë shkas nga zhvillimet në Lindjen e Mesme, theksoi se nuk është e nevojshme ngritja e bordit të transparencës.
Në një takim me furnizues të karburanteve, kreu i qeverisë tha se më mirë marzhi i fitimit për këta furnizues të ishte pak më i ulët, se sa të ngrihej bordi.
“Dua ta mbyll duke ju kërkuar që të ruani këtë ekuilibër që po ruani tani. Nuk kemi parë të arsyeshme që të hedhim hapin dhe të kalojmë në bord, pasi nëse dialogu funksionin siç ka funksionuar, qëllimin e kemi që t’u shtrëngojmë juve në punën tuaj. Por duhet të mëremi vesh që kriza në Lindjen e Mesme nuk duhet të projektohet e tëra mbi supet e konsumatorëve. Kjo do të thotë marzhe më të ulta fitimi për ju, por më mirë marzhe më të ulta se sa bordin në kurriz. Ky është përfundimi që kemi dalë.”, tha ai.
