Almer Toska, drejtuesi i Timoni.al, ka deklaruar se ish-ministrja Belinda Balluku ka përcaktuar paracaktuar tenderin e lotit të 7 të Unazës së Madhe, në mënyrë që tenderi të fitohet nga dhëndri i saj Arbër Abazi.

I ftuar në “Programin e Drekës” në News24, Toska u shpreh se ndaj Abazit madje janë kryer edhe kontrolle në banesë, ku sipas tij janë gjetur dokumente të rëndësishme.

Ai ka paralajmëruar gjithashtu se në vjedhtë mund të mbahen zgjedhje të parakohshme, në rast se kryeministri vijon me mbrojtjen ndaj Ballukut.

“Belinda Balluku është lidhje e ngushtë me pronarin e Alko Impex, Arbër Abazi. Ka paracaktuar tenderin e lotit të 7 të Unazës së Madhe që ta fitojë Arbër Abazi. Artan Sako dhe Arbër Abazi kanë një kompani të përbashkët “ECO-CLEANING”. Balluku sipas të dhënave të SPAK ia ka paracaktuar tenderin Arbër Abazit. Ky njeri ka marrë mbesën e Belinda Ballukut. I është nënshtruar kontroll në banesë dhe zyrën e tij. Janë gjetur dokumente të rëndësishme.

Në konflikt interesi Balluku, dhe në shkelje të ligjit, i ka përcaktuar tenderin dhëndrit të saj. Balluku po e mban peng Edi Ramën. Balluku i thotë Ramës se tenderin e tunelit të Llogarasë e dhashë për interesin tënd. Janë në bashkëveprim. Nëse Rama nuk e lëshon Ballukun që të shkojë në arrest me burg, Shqipërisë do t’i bllokohet integrimi. Ndërkombëtarët do të kërkojnë kokën e Edi Ramës. Nuk përjashtohet skenari që në vjeshtën e vitit të ardhshëm të ketë zgjedhje të parakohshme. Do i kërkojnë zgjedhje Ramës nëse vazhdon të mbrojë Ballukun.”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb