Zëvendëspresidenti i SHBA-së J.D. Vance ka reaguar sërish për konfliktin në Lindjen e Mesme.

I ndalur te lufta në Iran, Vance tha se nuk ekziston asnjë rrezik që Donald Trump të angazhojë SHBA-në në një konflikt afatgjatë me Iranin.

“Ju garantoj se presidenti i Shteteve të Bashkuara nuk është i interesuar të na përfshijë në konflikte afatgjata si ato që kemi parë në vitet e kaluara. Unë e di se si mendon Trump për sigurinë kombëtare të vendit tonë. E njoh shumë mirë presidentin; kur presidenti i Shteteve të Bashkuara merr një vendim, është detyra juaj të ndihmoni që ky vendim të jetë sa më efektiv dhe i suksesshëm”, tha më tej ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: