E diela e tretë e korrikut, ka prodhuar ndoshta më shumë se çdo e diel e kësaj vere lajme kronike.
Në qytetin e Patosit, pak minuta para se të hynte e hëna një krim brenda familjes ka tronditur qytetin.
Sipas burimeve policore, burri ka vrarë gruan e tij me thikë.
Ngjarja sipas policisë dyshohet se ka ndodhur pas një debati të ashpër mes dy bashkëshortëve, debati i cili më pas ka precipituar duke bërë që Kovaç Goxhaj, 55 vjeç të godasë për vdekje me thikë bashkëshorten e tij Resmie Goxhaj, 50 vjeç.
Policia ka shoqëruar 55-vjeçarin Kovaç Goxhaj, ndërkohë priten edhe më shumë detaje për ngjarjen.