Gjendet në Tiranë 14-vjeçarja nga Durrësi, e cila u largua nga banesa pa dijeni. E mitura, nxënëse e shkollës “Qemal Mici”, ishte larguar nga shtëpia rreth orës 06:40. Sipas nënës së saj, vajza kishte qenë në banesë deri në orën 05:00 të mëngjesit, kur ajo ishte zgjuar për të konsumuar syfyrin. Më pas, nëna është rikthyer në gjumë dhe kur u zgjua rreth orës 06:30, konstatoi se vajza nuk ndodhej më në dhomën e saj.

Fatmirësisht, 14-vjeçarja është gjetur në Tiranë dhe ndodhet jashtë rrezikut.

Për redaksinë e emisionit “Me Zemër të Hapur”, të moderatores dhe autores Evis Ahmeti tezja e saj ka dhënë detaje mbi rrethanat e largimit. Ajo tha se vajza ishte shumë mirë dhe ndodhej në banesën e saj tashmë. “Vajza është shumë mirë. Ishte në polici. Tani ndodhet në banesë. Marrëdhëniet me prindërit i ka shumë të mira, me nënën dhe babain e saj. Nuk e dimë pse iku, tani është shumë mirë. Nuk e kërcënonte njeri dhe as bullizonte.”, tha tezja, duke mos dhënë shumë detaje.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: