Një nxënës 15-vjeçar është arrestuar për vrasjen e dy grave në një shkollë private në shtetin e Michoacan, në Meksikën perëndimore .
Krimi ndodhi në shkollën private Macarenco në qytetin e Lázaro Cárdenas, ku dy gratë u gjetën të vdekura me plagë të shumta nga armë zjarri . Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të shtetit konfirmoi se viktimat, të moshës 36 dhe 37 vjeç , vdiqën brenda shkollës, ndërsa në vendngjarje u gjetën një armë zjarri dhe një karikator .
Sipas mediave lokale, 15-vjeçari dyshohet se përdori një pushkë gjysmëautomatike AR-15 dhe sulmoi gratë sepse ato nuk e lejuan të hynte në shkollë për shkak se ishte vonë. Ai u tha autoriteteve se arma nuk ishte e tija.
🇲🇽🔴🏫
ALUMNO DE 15 AÑOS MATA A DOS MAESTRAS EN MICHOACÁNImágenes de sus historias en Instagram se viralizan tras el ataque en plena escuela.
⚠️¡SIGUE @ULTIMAHORAENX PARA MÁS NOTICIAS!
Un adolescente de 15 años disparó con un rifle AR-15 calibre 5.56 contra dos… pic.twitter.com/OUDLH1xRtT
— ULTIMAHORAENX (@ULTIMAHORAENX) March 24, 2026
Mediat lokale raportojnë se i mituri është djali i adoptuar i një oficeri në Ministrinë Detare (Semar) dhe janë publikuar video të arrestimit të tij. Pamjet që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë një adoleshent me pamje të ngjashme duke mbajtur një armë gjysmëautomatike para një pasqyre, ndërsa postimet nga i njëjti profil janë lidhur me lëvizjen incel, një komunitet dixhital ekstremist me retorikë antifeministe dhe mizogjiniste.
🚨#Alerta en el puerto de Lázaro Cárdenas #Michoacán un estudiante de preparatoria de 15 años asesinó a una maestra y una auxiliar administrativo de su escuela.
El presunto asesino ya fue detenido por las autoridades municipales, en el ataque contra las maestras utilizó un fusil… pic.twitter.com/Wl2Z259DSf
— Víctor Cabrera (@victorcabreramx) March 24, 2026
Një zyrtar që foli për Reuters tha se viktimat ishin një mësues dhe një anëtar i stafit administrativ, pa specifikuar zyra e prokurorit pozicionet e tyre të sakta në shkollë.
Shteti Michoacan ka disa nga nivelet më të larta të krimit në Meksikë, për shkak të aktiviteteve të karteleve të drogës dhe bandave të armatosura, por sulmet e armatosura ndaj shkollave nuk janë të zakonshme në vend, pavarësisht problemit të përhapur të dhunës.
