Një person u vra dhe 13 të tjerë u plagosën në dy sulme me dronë ukrainasë në rajonin rus Kursk , sipas autoriteteve lokale.
Guvernatori rajonal, Alexander Khinshtein, tha nëpërmjet Telegram se një ndërmarrje bujqësore në distriktin Khomutovsky ishte në shënjestër.
Një shofer 55-vjeçar u vra dhe gjashtë punonjës të tjerë u plagosën në një sulm me dron, ndërsa një orë më vonë pasoi një sulm i ngjashëm, duke plagosur shtatë persona, tha ai.
