“Shqiponjat” kuqezi, Sylvinho dhe të besuarit e tij, zbarkuan në Varshavë, aty ku të enjten do të përballen me Poloninë, me një objektiv të qartë dhe të vetëm, të fitojnë për të mbajtur të ndezur ëndrrën Amerikane, të shkojnë për herë të parë në një Botëror.
Në aeroportin e kryeqytetit polak nuk munguan as tifozët kuqezi, të cilët i rezervuan një pritje të ngrohtë stafit kuqezi, ndërsa shfrytëzuan edhe rastin të memorizonin këtë moment historik, të bënin foto apo të merrnin autografe.
