Shqipëria luan ndaj Polonisë të enjten në orën 20.45, në sfidën që shkon për llogari të Play off të Botërorit. Përkrah trajnerit Sylvinho, në konferencë u shfaq mbrojtësi kuqezi Berat Gjimshiti.

“Sa e ndjen peshën e ndeshjes? Po sigurisht, e kemi ndjerë si kur kemi arritur “play off”. Eksperienca në ndeshjet e fundit të kombëtares, ka treguar që zhvillimi ka qenë i mirë. Besoj do jemi gati nesër për maksimumin, kundërshtari ka nivel të lartë dhe do provojmë gjithçka për të arritur këtë ëndërr.

Sa gati jemi? Besoj se ekipi do jetë gati, është rast i madh dhe besoj nuk ka shumë lidhje eksperienca në këto ndeshje, por dëshira, vullneti, djersa dhe çdo gjë që lë në fushë. Ai që është më i aftë do fitojë.

Në këtë moment nuk mund të zgjedh, mes Europa League apo Botërorit. Por, si kapiten, një Botëror me Shqipërinë, do të ishte diçka e madhe. Mendojmë vetëm për nesër, pastaj të shohim ccfarë do të ndodhë.

Unë besoj që shanset kur futesh në fushë janë 50-50. Unë në fushë futem vetëm për fitore, po ashtu edhe Kombëtarja. Kemi marrë shumë eksperiencë në ndeshjet e fundit. Kjo mendoj se do të na ndihmojë. Për taktikën vendos trajneri. Duhet të jemi perfektë për të fituar ndaj Polonisë”- tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb