Na ndajnë diçka më shumë se një orë nga fillimi i ndeshjes mes Polonisë dhe Shqipërisë, takim ky i vlefshëm për play off të Botërorit.
Pak më parë, Federata Shqiptare e Futbollit ka ndarë pamjet nga dhomat e zhveshjes në PGE Narodowy Stadium. Kombëtarja, do të mbajë të veshur, fanellën e zezë.
Theksojmë se në stadium kanë mbërritur ushtarët të cilët do të marrin pjesë në ceremoninë para ndeshjes, ndërsa polakët do të kenë si tifoz VIP edhe presidentin e vendit, Karol Navrocki.

