Mbrëmjen e sotme, Kombëtarja shqiptare e futbollit do të përballet me Poloninë në stadiumin PGE Narodowy, në kuadër të gjysmëfinales së “play-off”-it për kualifikimin në Botërorin e ardhshëm.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përmes një postimi në Facebook, u ka bërë thirrje qytetarëve të mbështesin ekipin kombëtar dhe të urojnë për fitore: “Miq, le të urojmë fitore sonte për skuadrën tonë Kuq e Zi!”
Takimi pritet të jetë i vështirë, ndërsa tifozët shqiptarë shpresojnë që përfaqësuesja të arrijë të sigurojë një vend në finalen e “play-off”-it.
