Kombëtarja shqiptare U-19 mbylli pasditen e sotme në Durrës përgatitjet për ndeshjen e dytë ndaj Maltës, në kuadër të raundit të parë të kualifikueseve të Kampionatit Europian për këtë grupmoshë.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Fatjon Tafaj paraqitet e plotë për këtë sfidë, me të gjithë lojtarët në dispozicion dhe në gjendje të mirë fizike.

Takimi do të zhvillohet nesër në “Shtëpinë e Futbollit”, duke nisur nga ora 15:00, dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në FSHF TV!

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb