Tekniku i Egnatias, Nevil Dede analizoi fitoren 0-4 ndaj Elbasanit, në përballjen e Final Four.
“4 me 0 është e ekzagjeruar. Ishim përgatitur për ta luftuar këtë ndeshje. Elbasani ishte më mirë se ne në ndeshje direkte, na duhej fitorja me 2 gola. U munduam të bënim mirë, çdo gjë iu përket djemve në fushë dhe personalitetit që ata treguan. Duke parë avantazhet dhe disavantazhet e kundërshtarit, morëm masat, deri tek format e daljes. Duke parë Elbasanin me forcën dhe tranzicionin e shpejtë, u munduam t’i mbyllnim burimin nga furnizoshin dhe pastaj ta kishim më të thjeshtë për të ndërtuar.
Nuk ia arritëm në minutat e para, shpërdoruam 2 herë. Personaliteti dhe menaxhimi i ndeshjes është meritë e lojtarëve. Trajneri jep orientime, por lojtarët interpertojnë në fushë. Nuk duam të bëjmë spektakël. Duhet të jemi pragmatistë dhe të vlerësojmë ndeshjen e radhës. Në fund fare s’kemi bërë asgjë, duhet të mendojmë për Vllazninë të gjejmë difektet e tyre të kemi dhe fatin me vete. Pragmatizmi duhet të jetë arma jonë më e fortë. Në të tilla situata kur unë e kam marrë, është çështje vlerësimi që besuan tek mua. Në momente të tilla me pak ndeshje, Elbasani kishte 3 ditë më shumë kohë pushimi se ne. Na doli për detyrë të punonim nga ana psikologjike. E rëndësishme është që Egnatia përshtatet me kundërshtarin. Këtë “Final 4”, po e luajmë si out sider.
Puthja ishte për një mikun tim që u bë personazh sot, se më pyeti sa gola duhen, unë i thashë 2, kur i shënuam tha a duhen më dhe unë e putha”, u shpreh Dede.
