Kosova do të përballet me Turqinë në finalen e Play Off të Botërorit. Në prag të këtij takimi historik, portieri i dardanëve, Aro Muric, ka folur për faqen zyrtare të Federatës.

“Jemi gati për Turqinë, do jetë ditë e bukur në Prishtinë, do japim gjithçka nga vetja që të fitojmë. Deri në sekondën e fundit do luftojmë. Tifozët tanë kanë qenë fantastik”, tha ai. Ndeshja do të luhet me datën 31 mars në Prishtinë, në stadiumin “Fadil Vokrri”. Nëse Kosova fiton, siguron një biletë për në Botëror.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb