Përtej mendjemadhësisë dhe entuziazmit të tepruar pas fitores me Shqipërinë, në Poloni ka edhe nga ata që gjykojnë në mënyrë të drejtë. Legjenda e Polonisë, Antoni Szymanowski tha se skuadra u kualifikua me fat dhe jo me meritë.

“Rezultati i ndeshjes vlen më shumë se gjithçka tjetër dhe ai ishte pozitiv, por kaq nuk mjafton për të mos kritikuar kombëtaren. Me aq sa e njoh ftubollin dhe mendoj se e njoh shumë mirë unë vura re se Shqipëria ishte mjaft komode me topin në kotroll kundër nesh. Shqipëria ishte skuadra që krijoi më shumë lojë dhe raste për gol.

Ne ishim me fat në momente kur ata dështuan të kapitalizonin dy raste të pastra shënim. Mendoj se ne kemi disa vite që nuk po bëjmë lojë argëtuese dhe bindëse. Duhet të pranojmë këtë fakt dhe t’i jemi mirënjohës fatit që kemi edhe një tjëtër shans për të t’u kualifikuar në Botëror”, tha Szymanowski.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb