Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon sot një takim me drejtuesit dhe koordinatorët politikë, ndërsa nuk i kurseu sulmet ndaj kryeministrit Edi Rama dhe Belinda Ballukut. Ai tha se Rama është marrë peng nga Balluku, ndërsa shtoi se për 25 vite këta dy personazhe kanë vjedhur.

Ai tha mes të tjerash se Kuvendi është pushtuar dhe opozita shumëzohet me zero.

“Në kursin që ka ndërmarrë Edi Rama nuk mund të ketë asgjë tjetër veç një përkeqësimi gjithnjë e më të madh. Ky vendim për të mbrojtur Ballukun, u mor pas një kundërshtie të plotë të KE dhe vendeve anëtare të BE. Edi Rama për mos të thënë fjalën shqipe; plaç, iu tha; nuk pyes për ju. Ky moment është i rëndësishëm për PD. Tani në fushë është vetëm ajo. Shpresat e shqiptarëve janë vetëm te PD. Autokracia dhe diktatura këtu janë të plota. Nuk ka hapësira apo mëdyshje. Këto veprime u kryen haptazi, pasi ai vetë personalisht është më shumë se Belinda i implikuar. Ai ka 25 vite që vjedh bashkë me Belindën dhe ajo tani ia doli që ta paraqesë atë si skllav të saj. Ju e shihni se si ajo e dikton çdo emërim, zv.ministra, ministra dhe drejtorin e Policisë. Nuk është Rama që kontrollon Lubinë, por Lubia që e kontrollon atë. Ne shkojmë në një parlament të pushtuar. Asnjë pushtues nuk do të sillje dhe nuk do të vendosej në parlamenti e një regjimi si ky. Opozita shumëzohet me zero.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: