Të reja të rëndësishme vijnë nga Turqia sa i takon dëmtimit të Ernest Muçit, i cili u largua përpara kohe nga grumbullimi i Kombëtares. Sipas gazetarit, Hasan Tunçel, Muçi është lënduar gjatë ndeshjes me Poloninë.

“Ernest Muçi pësoi një dëmtim gjatë ndeshjes. Ai ka ënjtje në këmbë. Kjo pritet të zgjidhet brenda dy ditësh. Lojtari mbërriti në Trabzon vonë mbrëmë. Trajtimi do të fillojë nesër.

Plani i Trabzonspor është që lojtari të marrë pjesë në stërvitjen taktike. Ai pritet të jetë i pranishëm në seancat stërvitore të së enjtes dhe të premtes. Prandaj, ai po ashtu pritet të jetë në fushë për ndeshjen me Gallatasarajn”, shprehet Hasan Tunçel për “HT Spor”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb