Një anije cisternë nafte është sulmuar në portin e Dubait, duke ngritur shqetësime serioze për një derdhje të mundshme të naftës në zonë.

Sipas raportimeve nga The Guardian, anija është goditur në një sulm që dyshohet se është kryer nga Irani. Si pasojë e sulmit, në bord shpërtheu një zjarr, megjithatë autoritetet konfirmojnë se nuk ka pasur viktima.

Korporata e Naftës së Kuvajtit deklaroi se në shënjestër ishte cisterna “Al Salmi”, e cila ishte e ngarkuar plotësisht në momentin e incidentit. Autoritetet po monitorojnë nga afër situatën, ndërsa ekipet e emergjencës janë angazhuar për të parandaluar një katastrofë të mundshme mjedisore në rast se ndodh derdhje e naftës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: