Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani, u largua nga grumbullimi i kuqezinjve pas humbje përballë Polonisë.
Lojtari kishte udhëtuar për t’iu bashkuar ekipit edhe pse kishte gruan e tij shtatzënë, ndërsa në ndeshjen e të enjtes e ndoqi ndeshjen nga pankina.
Pas sfidës ku mbaruan ëndrrat për Botërorin, atij iu dha leje të kthehej pranë gruas së tij e cila ishte në pritje të fëmijës së tretë. Sot në darkë, Ramadani dha lajmin e lumtur në rrjetet sociale.
Ai ka bërë të ditur se kishte ardhur në jetë djali të cilit i kishte vënë emrin Amar, duke ndarë foton e parë të tij në rrjetet sociale.

