Një 36-vjeçar është arrestuar për armëmbajtje pa leje nga policia e Fushë Krujës, pasi gjatë kontrollit në çantë, i është gjetur një armë zjarri pistoletë me krehër me municion luftarak.

Ndërkohë është proceduar pronari i lokalit ku u kap 36-vjeari, i cili do të përballet me akuzat për mos kallëzim krimi.

“Kapet i armatosur me pistoletë në një lokal në Fushë Krujë dhe vihet në pranga 36-vjeçari. Procedohet penalisht pronari i lokalit, për moskallëzim krimi.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë me krehër me municion luftarak. Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Klienti”.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në lokalin e shtetasit A. S., në Fushë Krujë, ku kanë lokalizuar shtetasin A. Xh., të cilit gjatë kontrollit në çantë, i kanë gjetur një armë zjarri pistoletë me krehër me municion luftarak.

Në vijim të veprimeve për rastin, u arrestua në flagrancë shtetasi A. Xh., 36 vjeç dhe nisi procedimi penal për shtetasin A. S., 41 vjeç, të dy banues në Fushë Krujë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: