Një 78-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në fshatin Bulgarec të Korçë. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rastit.
Dyshohet se i moshuari ka shenja dhune në trup çka ka sjellë vdekjen e tij.
Nga grupi hetimor ka nisur puna për zbardhjen e vdekjes së 78-vjeçarit pasi mund të kemi të bëjmë me një ngjarje kriminale.
