Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres bëri thirrje për një përfundim të menjëhershëm të luftës në Lindjen e Mesme. Gjithashtu ai apelon për një ndërprerje të armiqësive nga të gjitha palët.

“Jemi në prag të një lufte më të gjerë që do të përfshinte të gjithë Lindjen e Mesme me pasoja dramatike në të gjithë botën”, tha Guterres shkruan BBC-së.

Ai po ashtu përmendi rritjen e kostove si shembull, duke thënë se njerëzit tashmë po vuajnë nga rritja e çmimeve të energjisë dhe ushqimeve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: