Një sulm me dron u krye sot kundër qendrës diplomatike dhe logjistike të SHBA-së brenda aeroportit ndërkombëtar të Bagdadit , thanë për AFP dy burime irakiane të sigurisë.
“Dy dronë shënjestruan qendrën logjistike, duke shkaktuar një zjarr, por nuk pati të lënduar”, tha një nga burimet, duke shtuar se njëri prej dronëve u rrëzua “pas aeroportit”. Një burim i dytë konfirmoi sulmin.
Kompleksi strehon, përveç objekteve amerikane, një bazë ushtarake irakiane.
