Të paktën tetë persona u vranë dhe 95 të tjerë u plagosën në një shpërthim bombe në një urë në autostradën që lidh Teheranin me qytetin Karaj në Iranin perëndimor , sipas Ghandratollah Seif, zëvendësguvernator i provincës Alborz, i cituar nga agjencia e lajmeve Fars dhe televizioni shtetëror i Republikës Islamike.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ndau më parë një video në Truth Social ku tregohej shkatërrimi i “urës më të madhe në Iran” në një bombardim, duke komentuar se ishte koha që Teherani të bënte një marrëveshje “para se të jetë tepër vonë”.

Ghthbzhz

“Është koha që Irani të bëjë një marrëveshje para se të jetë tepër vonë dhe të mos ketë mbetur asgjë nga ajo që mund të jetë ende një vend i madh”, tha ai në postimin e tij.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb