Besimtarë katolikë janë mbledhur në Tiranë për të kremtuar vigjiljen e Pashkës, që simbolizon ringjalljen e Jezu Krishtit.

Pak pas orës 22:00 nisi mesha në katedralen e “Shën Palit” në kryeqytet, ku besimtarët u bashkuan në lutje dhe reflektim.

Në përkujtim të sakrificës së Krishtit, besimtarët kanë respektuar edhe periudhën 40-ditore të Kreshmës, duke kufizuar ushqimin sipas traditës fetare.

Për festën e Pashkës, besimtarët marrin pjesë në meshën e mëngjesit dhe ndjekin ritualet tradicionale, si thyerja e vezëve të kuqe dhe shkëmbimi i urimeve.

Kjo ditë konsiderohet gjithashtu një moment bashkimi familjar, faljeje dhe pajtimi, ku familjet mblidhen rreth tryezës për të festuar së bashku.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb