Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës së sigurisë detyrim paraqitje.

I pyetur lidhur lidhur me çështjen e dosjes “Partizani”, dhe nëse gjykata pranon që kryeministri Rama të jetë dëshmitar se a do jetë i pranishëm në seancë, Berisha tha se kryeministri Edi Rama është autor i ndryshimit të dosjes dhe se nuk e ka aspak problem të ballafaqohet me të.

“Pasi dhe lejen e ndërtimit, e anulove kur more vesh se ishte Jamarbër Mallteze. Pse  e anulove? Dhe tjetra përse nuk zbatove vendimin e gjykatës, por gjobite bashkinë me 300 mijë euro. Tani do vendosë gjykata nëse do e thërrasë apo jo Ramën që është autor i ndryshimit të destinacionit në të gjitha raste dhe cdo cm katror të atij trualli. Po më thirri gjykata do shkoj me kënaqësi…E merrni vesh si do ta bëj Edi Ramën aty unë. Edi Rama le të vijë po të dojë, të jetë me kamera të dalim të ballafaqohemi. Por ai nuk vjen…këta i ka si ushtar. Mua nuk më kanë thirrur se po të më thërrasin shkoj, nuk e kam asnjë problem”, tha më tej ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb