Universiteti i Tiranës ka shprehur mbështetjen e tij të plotë për studentët shqiptarë në Maqedonia e Veriut, të cilët kanë protestuar duke kërkuar që provimi i jurisprudencës të zhvillohet në gjuhën shqipe

Studentët, përmes thirrjeve si “Fillkov dorëheqje” dhe “Gjuha shqipe nuk negociohet”, kanë theksuar se kërkojnë realizimin e një të drejte themelore: përdorimin e gjuhës amtare në proceset arsimore dhe profesionale.

Në reagimin e tij, Universiteti i Tiranës vlerësoi se kjo kërkesë përfaqëson një aspiratë të drejtë për barazi, dinjitet dhe mosdiskriminim. Sipas universitetit, mosrespektimi i këtij parimi mund të krijojë pengesa të panevojshme në zhvillimin profesional të studentëve dhe të cenojë besimin në institucionet shtetërore.

Institucioni nënvizoi gjithashtu rëndësinë e forcimit të të drejtave gjuhësore dhe garantimit të standardeve të barabarta në arsim dhe jetën publike. Ai u bëri thirrje organeve përgjegjëse që të gjejnë zgjidhje të drejta dhe gjithëpërfshirëse, në përputhje me ligjin dhe parimet e bashkëjetesës demokratike.

Në fund, universiteti theksoi se respektimi i diversitetit gjuhësor është jo vetëm një detyrim ligjor, por edhe një vlerë që forcon kohezionin social, veçanërisht në kontekstin e integrimit të rajonit në Bashkimin Evropian.Mjafton kaq informacion, lehtësisht i aksesueshëm për të ngritur alarmin.

Ai që dje denoncohej si aktivitet i paligjshëm, sot rrezikon të kthehet në aktivitet të licensuar. Paradoksalisht, një bankë online e licensuar nga Banka e Shqipërisë ka aksionerë të lidhur me struktura që më parë janë denoncuar për aktivitet të paligjshëm financiar nga një tjetër institucion shtetëror shqiptar.

U takon institucioneve ligjzbatuese të verifikojnë ligjshmërinë e këtyre aksionerëve, por sot më takon të ngre shqetësimin madhor në lidhje me sigurinë financiare dhe mbrojtjen e qytetarëve shqiptarë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb