Trajneri i Atalantës, Palladino u shpreh se eleminimi i Shqipërisë në fazën Play Off të Botërorit ka ndikuar te Gjimshiti dhe për këtë arsye, tekniku ka biseduar personalisht me mbrojtësin e kombëtares.
“Kemi pasur shumë intervista individuale. Përpos të qenurit lojtarë, ata janë edhe njerëz. Nuk po flas vetëm për italianët, pasi Gjimshiti dhe Zalevski janë gjithashtu aty.
Duhet t’i japim besim. Qoftë kjo edhe me shaka apo ngacmime. Duhet të përqendrohemi 100% te Atalanta dhe të japim gjithçka nga vetja deri në fund”.
