Çmimet e naftës në Shtetet e Bashkuara janë rritur ndjeshëm, duke kaluar mbi 117 dollarë për fuçi, një rritje prej rreth 5%, sipas raportimeve të rrjetit amerikan NBC.

Trump ka kërcënuar se do të shënjestrojë infrastrukturën civile të Iranit nëse Teherani nuk rihap Ngushtica e Hormuzit deri në orën 01:00 sipas kohës së Mbretërisë së Bashkuar, duke rritur ndjeshëm tensionet në rajon.

Konflikti i nisur më 28 shkurt ka shkaktuar tronditje të forta në tregjet ndërkombëtare. Mbyllja efektive e korridorit detar të Ngushticës së Hormuzit nga Irani, një rrugë jetike për furnizimin global me naftë, si dhe sulmet ndaj vendeve fqinje të pasura me energji, kanë ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e çmimeve.

Analistët paralajmërojnë se çdo përshkallëzim i mëtejshëm mund të çojë në rritje të tjera të çmimeve të energjisë dhe pasoja të gjera për ekonominë globale, ndërsa situata mbetet e paqëndrueshme dhe e varur nga zhvillimet e minutave të fundit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb