Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka kërkuar sërish interpelancë me ministrin e Bujqësisë, Andi Salla.
Blushi ka kërkuar që në seancë të diskutohet për fondet e IPARD dhe qumështin pluhur që sipas tij ka mbytur tregun.
“Më 16 dhjetor 2025 kam depozituar kërkesë për interpelancë me Ministrin e Shëndetësisë. Ju nuk po testoni durimin e një deputeti por të fermerëve që po mësyjnë në dyert e ministrisë. Vjen ministri, do bëni interpelancë për qumështin, kë qumësht, atë të Serbisë që mbyti tregun? Shfarosët gjysmën e krerëve të bagëtisë.
Ka ardhur ministri këtu, a ka një ligj pse kërkesa për interpelancë ka 4 muaj, mu tha është në pushime me taksat e fermerëve. Sot është në sallë, do flasim për fondet e IPARD apo do të flasim për qumështin pluhur të Serbisë.
E kuptoj që nuk keni respekt për ligje e Kushtetutë po a keni humanizëm brenda jush?”, tha ai.
