Izraeli ka lëshuar një alarm evakuimi për periferitë në Bejrutin jugor, disa orë pasi kryeministri Benjamin Netanyahu u zotua për më shumë sulme ndaj Libanit.
Forcat Mbrojtëse të Izraelit thanë se “vazhdojnë operacionet dhe sulmet kundër infrastrukturës ushtarake” që i përkasin grupit militant Hezbollah të mbështetur nga Irani.
Më parë, Netanyahu tha se Izraeli do të kryejë më shumë sulme ndaj Hezbollahut, i cili ka bazën në Liban.
“Mesazhi ynë është i qartë: Kushdo që vepron kundër civilëve izraelitë do të goditet”, tha ai.
“Ne do të vazhdojmë të sulmojmë Hezbollahun kudo që të jetë e nevojshme, derisa të rivendosim sigurinë e plotë për banorët e veriut”, u shpreh Netanyahu.
