Neymar Jr mund të jetë duke përgatitur një tjetër ndryshim të rëndësishëm në karrierën e tij, me një kalim të mundshëm drejt Major League Soccer.
Sipas raportimeve të fundit, sulmuesi brazilian po shqyrton largimin nga Brazili, ndërsa në sfond janë hapur kontakte me Cincinatin në MLS, i cili synon të përfitojë nga emri, eksperienca dhe ndikimi i tij global. Ky interes vjen në një moment kur kampionati amerikan vazhdon të tërheqë yje të mëdhenj të futbollit botëror.
Aktualisht nën kontratë me Santos FC, Neymar shihet si një përforcim që do të kishte ndikim të madh si në aspektin sportiv, ashtu edhe në atë marketing, duke rritur ndjeshëm vëmendjen ndërkombëtare ndaj klubit që do ta transferonte.
Negociatat ndodhen ende në fazë fillestare, por ideja e një transferimi në MLS mbetet reale dhe e hapur, me zhvillime të mëtejshme që pritet të qartësohen në javët në vijim.
Neymar vjen pas një sezoni me shumë probleme ku dëmtimet kanë penguar atë të shfaq kualitetin e tij, megjithatë ai numëron 3 gola e 3 asist në 6 ndeshje me Santosin.
