Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, e ftuar në studion e News24, ka komentuar vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta pas ankimimit të bërë nga ana e tij në lidhje me masën e sigurimit.
Xhixho e cilësoi vendimin si “absurd dhe të padrejtë”, duke deklaruar se presidentit të Partisë së Lirisë nuk po i lejohen takimet me familjarët dhe deputetët.
Ajo u shpreh se arrestimi i Metës i përngjante një “rrëmbimi banditesk”, ndërsa ngriti shqetësim në lidhje me vendimmarrjet në lidhje me ankimimet e tij për paraburgimin, ku ndodhet prej më shumë se një viti.
Ajo theksoi se kjo situatë përbën, sipas saj, një kufizim të pajustifikuar të të drejtave të Metës, i cili ka shërbyer edhe si President i Republikës.
