Pak ditë përpara zgjedhjeve parlamentare në Hungari, rrjetet sociale janë mbushur me meme që vënë në shënjestër kryeministrin Viktor Orbán, duke u fokusuar kryesisht te raportet e tij me Rusinë.

Zgjedhjet, të planifikuara për më 12 prill, konsiderohen ndër më të rëndësishmet në vitet e fundit, pasi mund të sjellin një ndryshim historik të pushtetit pas më shumë se një dekade e gjysmë.

Sipas sondazheve të fundit, opozita e përfaqësuar nga Partia Tisza, e udhëhequr nga Péter Magyar, po kryeson dhe shihet si sfida më serioze për Orbán.

Analistët theksojnë se përhapja e memeve në internet është kthyer në një mjet të rëndësishëm të debatit politik, duke reflektuar pakënaqësinë e një pjese të elektoratit dhe duke ndikuar në perceptimin publik.

Nëse trendi i sondazheve konfirmohet, Hungaria mund të përjetojë ndryshimin e parë të pushtetit pas 16 vitesh, duke hapur një kapitull të ri në politikën e vendit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb