Myrto Uzuni ka shënuar gol për Austin Fc në MLS, në humbjen 1-2 ndaj Los Angeles Galaxy. Në minutën e 85-të, me një goditje mjaft të bukur, sulmuesi kuqezi çoi topin në rrjetë.
Në këtë ndeshje, futbollisti ishte titullar dhe paraqitja e tij u vlerësua me notën 7.2.
Në këtë sezon, ai ka luajtur 7 ndeshje dhe ka shënuar 2 gola. Për të, ky është edicioni i dytë me fanellën e Austin Fc.
Në sezonin e parë me këtë ekip, Uzuni “tundi rrjetën” 6 herë në 29 ndeshje.
OH MY MYRTO UZUNI 🔥🇦🇱 pic.twitter.com/7RcJlcRO7O
— Major League Soccer (@MLS) April 11, 2026
